Bordi i Shoqates

Bordi i Shoqatës “Bashkimi Tregtar i Shqipërisë”
Z. Grigor JOTI – Kryetar  Perfaqësues i “INFOSOFT GROUP”
Z. Luan LEKA – Zv/Kryetar  Perfaqësues i “E.H.W. Gmbh.”
Z.Julian MANE – Anëtar  Perfaqësues i “BALFIN Group”
Z.Ferdinant PAPADHIMA – Anëtar  Perfaqësues i “ECO MARKET FOOD”
Z.Dritan BELLAJ – Anëtar  Perfaqësues i “EUROLAB Internacional Grup”
Z.Leonard NAÇI – Anëtar  Perfaqësues i “New Century”
Znj.Suela XHABRAHIMI – Anëtare Perfaqësues i “Extramilk”

Z. Grigor JOTI – Kryetar i Bordit të BTSH
është përfaqësues i “INFOSOFT GROUP” themeluar ne vitin 1991, me aktivitet në fushën e distribucionit të produkteve të konsumit dhe IT në Shqipëri dhe në rajon nga ku përmendim kompanitë Infosoft Office sh.p.k., InterBrands sh.p.k, InterTrade Services sh.p.k., InterTrade & Distribution sh.p.k.; Algrafika sh.p.k., Infosoft Systems sh.p.k., InfoSoft Management Services sh.p.k., dhe në fushën e pasurive të paluajtshme dhe investimeve si Invest Real Estate sh.p.k., InveG sh.p.k. JOTI Investments etj.

Z. Luan LEKA – Zv/Kryetar i Bordit të BTSH
është përfaqësues i Kompanisë “E.H.W. Gmbh.” e cila operon që nga viti 1992 në sektorin e prodhimit të sallameve, e qe nga viti 2005 me prodhimin e Ujit Qafshtama. Gjithashtu në fushën e produkteve të ndryshme të konsumit si pjese e CONAD Albania, Food Trade Sh.p.k., etj fusha si në aktivitete bankare me Union Bank Shqipëri, etj.
Z.Julian MANE – Anëtar i Bordit të BTSH
është përfaqësues i Kompanisë “NEPTUN” me aktivitet tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake, pjesë e BALFIN Group, si dhe njëherazi shoqëritë e tjera në tregtimin e produkteve të konsumit si Carrefour, Jumbo, Fashion Group. Grupi menaxhon një sërë shoqërishë me aktivitete të ndryshme si qendrat tregtare TEG e QTU, në ndërtim ManeTCi, Alb-Chrome në industrinë minerare, etj.

Z.Ferdinant PAPADHIMA – Anëtar i Bordit të BTSH
është përfaqësues i Kompanisë “ECO MARKET FOOD”, e cila filloi aktivitetin në sektorin e retail-it në Shkurt 2013. Në një kohë të shkurtër Eco Market është duke vepruar në mënyrë aktive me 13 dyqane në zonën e Tiranës, Durrësit dhe Fierit, ose 4000 m2 në shërbim të konsumatorit. Eco Market Food është pjesë e kompanisë AIBA me aktivitet në prodhimin dhe shpërndarjen e vezës së freskët që prej vitit 1994; Pjesë e grupit është dhe GoTech Electronics.

Z.Dritan BELLAJ – Anëtar i Bordit të BTSH
është përfaqësues i “EUROLAB Internacional Group”, e cila e ka origjinën e saj në vitin 1995, si një ndër kompanitë e para në import dhe distribucion në Shqipëri dhe në rajon të produkteve të konsumit nga ku përmendim kompanitë Euronuovo, Eurolab Kosova, Eurolab Macedonia, Eurolab Italia, si dhe Mapo Cash & Carry te hapur prej Dhjetorit 2012

Z.Leonard NAÇI –Anëtar i Bordit të BTSH
është përfaqësues i Shoqërisë “New Century” me aktivitet në prodhimin dhe tregtimin e produkteve të kafesë të njohur nën emrin e markës AMA Caffe. Njëherazi pjesë e ADD-Albanian Development & Distribution, e njohur si një prej kompanive më të mëdha të distribucionit në Shqipëri qe prej vitit 1998, për pijet (pije enenrgjike, alkoolike dhe verëra,  birra, lëngje frutash) dhe për produktet e pastrimit.

Znj.Suela XHABRAHIMI – Anëtare e Bordit të BTSH
është përfaqësuese e “Extramilk”, fabrikës prodhuese  nën të njëjtin emër të produkteve të freskëta të bulmetit, me aktivitet disa vjeçar dhe shtrirje në të gjithë territorin.