Blog

29/01/2020

Komentet e BTSH gjate tryezes se diskutimit per Projektligjin “Per Ushqimin” ne Komisioni i Veprimtarise Prodhuese

Bashkimi Tregtar i Shqiperise morri pjese ne seancen degjimore te dates 29 Janar 2020 te organizuar nga Komisioni per Veprimtarine Prodhuese, Tregtine dhe Mjedisin lidhur me nje sere ndryshimesh te parashikuara ne ligjin “Per Ushqimin”.

Nentorin e vitit te shkuar Keshilli i Ministrave propozoi nje sere ndryshimesh ne ne kete ligj te cilat synojne te ofrojne me shume siguri per konsumatoret duke zgjeruar kompetencat e autoritetit pergjegjes per ushqimin. Gjithashtu ky projektligj bën disa rregullime ligjore, si dhe nje sere ndryshimesh ne procedurat e punësimit të stafit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit nisur edhe nga praktika e krijuar dhe problemet e dala gjatë zbatimit të tij.

Ne kete kuader BTSH paraqiti nje sere problematikash lidhur me projektligjin e siperpermendur:

  • Problematike paraqiten tarifat per cdo analize qe kryhet gjate inspektimeve ne PIK. Lidhur me kete ceshtje u argumentua se u jep hapsire inspektoreve per korrupsion keshtu qe do te ishte me e pershtatshme vendosja e nje takse fikse per cdo transport pavaresisht numrit te analizave qe do te kryhen.
  • Problematike tjeter shume serioze u cilesua edhe percaktimi i gjobes si titull ekzekutiv. Sipas argumentave te BTSH ky percaktim i jep AKU-se shume kompetenca dhe njekohesisht do te nxise korrupsionin me qellim shmangien e gjobave. per sa me siper u kerkua me ngulm qe ky parashikim te hiqet.
  • Gjithashtu u propozua qe komisinet e ankimit te perbehen nga 5 antare ku shumicen ta kete Ministria e Bujqesise dhe jo AKU si dhe pjese e komisioneve te ankimit te jete edhe nje perfaqesues i biznesit i cili do te veprojne si antar pa te drejte vote.
Publikime
About admin-btsh