Rreth Nesh

rreth-nesh

Shoqata “BASHKIMI TREGTAR I SHQIPËRISË” është një organizatë jofitimprurëse me anëtarësi e krijuar, regjistruar dhe organizuar në përputhje me legjislacionin shqiptar. Është organizata më e madhe në Shqipëri që përfaqëson kompanitë e mëdha në vend dhe ato me aktivitet tregtar të shtrirë në të gjithë territorin e vendit, duke përfshirë prodhuesit, importuesit, distributorët, shitësit me pakicë dhe çdo hallkë të zinxhirit tregtar.

Që nga viti 2015, ofron një hapësirë dhe mundësi për anëtarët e saj për të ndarë çështjet me interes për biznesin dhe klimën e biznesit. Ne ndjekim zhvillimin e këtyre çështjeve hap pas hapi në çdo institucion, organizatë apo aktorë tjerë që kanë ndikim në klimën e biznesit.

Qëllimi kryesor i “Bashkimit Tregtar të Shqipërisë” është mbrojtja e interesave të anëtarëve të saj dhe sipërmarrjes që vepron brenda territorit shqiptar.

Aktiviteti ynë konsiston në:
• Perfaqësimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të anëtarëve dhe sipërmarrësve në përgjithësi në lidhje me administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike dhe private.
• Nxitjen e solidaritetit të sipërmarrësve me aktivitetin e biznesit dhe zhvillimin e konkurrencës së lirë dhe të ndershme.
• Incentivimin e nismave legjislative për përmirësimin e legjislacionit në fushën e ekonomisë, financës, tatimeve, doganave dhe fusha të tjera të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me veprimtarinë e anëtarëve të Shoqatës.
• Stimulimin e dialogut publik-privat dhe partneritetit me institucionet shtetërore, për të mbrojtur interesat e sipërmarrësve.
• Propozimin e strategjive dhe politikave që lidhen me veprimtarinë e saj. Organizimin e aktiviteteve dhe konferencave ku diskutohen çështjet me të cilat përballen sipërmarrësit shqiptarë.

Shoqata “Bashkimi Tregtar i Shqipërisë” është organizatë jofitimprurëse me anëtarësi dhe themelohet, regjistrohet dhe organizohet në përputhje me legjislacionin shqiptar, aktin e themelimit dhe statutin. BTSH ka fituar personalitet juridik që nga momenti i regjistrimit të saj në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, në përputhje me Vendimin nr. 5186, datë 4 nëntor 2015.