Sherbime

services“Bashkimi Tregtar i Shqipërisë” synon të jetë një hapësirë e dedikuar ku anëtarët e saj shkëmbejnë ide, përqasjet ndaj tregut, politikave lokale dhe qëndrore, të cilat konsolidohen, përcillen dhe ndiqen rigorozisht në çdo institucion, organizatë apo aktorë të tjerë të rëndësishëm me impakt në klimën e biznesit në vend.

BTSH në përputhje me objektivat e tij ofron këto shërbime:
–    Lobim për çeshtje ligjore e financiare me impakt në tregun e distribucionit, shitjes me pakicë dhe me gjerë;
–    Aktivitete Network-u me përfaqësues të lartë të qeverisjes qëndrore e lokale;
–    Pjesmarrje në aktivitete lokale dhe nderkombëtare;
–    Forume, Seminare dhe Konferenca Biznesi lokale dhe ndërkombëtare;
–    Asistencë në fushat financiare, juridike, administrative, e të tjera;
–    Pjesmarrje në projekte dhe programe në ndihmë të anëtarëve të saj;
–    Takime B2B;
–    Identifikim partneresh biznesi falë bashkëpunimit me organizatat e shteteve të huaja, atashetë ekonomik dhe ambasadat prezente në vend
–    Pjesmarrje në treyza të rrumbullakëta
–    Pjesmarrje në mbledhjen e Asamblesë së anatarëve